Derby County duket se i ka prishur befasinë e Chelseat për emërimin e Frank Lampardit si trajner, pasi e kanë liruar këtë të fundit nga seancat stërvitore që pritej të zhvilloheshin sot dhe nesër. Skuadra që luan në Championship ka bërë të ditur se trajneri anglez është liruar nga stërvitjet që do të ndodhin sot (1 korrik) në palestër për kardio me stafin mjekësor të tyre.
“Derby County ka justifikuar Frank Lampard të raportojë përsëri për stërvitjet para sezonale të hënën dhe të martën për t’i lejuar diskutimet e tij në lidhje me një lëvizje të mundshme te Chelsea që të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet fillimisht në njoftim.