Shkup, 23 shkurt – Janë zhvilluar ndeshjes e javës së 20-të në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut në futboll, njofton gazeta Koha.
Derbi shqiptar mes Renovë dhe Struga Trim Lum përfundoi me fitore të skuadrës tetovare me rezultatin 2-0. Autor të golave për bardhekaltërit ishin Miovski dhe Kadriu.
Shkupi përkundër epërsisë me 0-1 pas pjesës së parë me golin që e shënoi Iseni nga pika e bardh, në fund pësoi disfatë me 2-1.
Nuk ka shkuar përtej barazimit kampioni aktual Shkëndija, duke luajtur pa gola 0-0 në Kratovë ndaj Sileksit, ndërsa Makedonia Gj.P. me 1-0 ka mundur Akademia Pandevin. (koha.mk)
Rezultatet:
Mak.Gj.P. – Akademia P. 1-0
Rabotniçki – Shkupi 2-1
Renova – Struga T.L. 2-0
Sileksi – Shkëndija 0-0
Boreci – Vardari 0-1