Shkup, 20 shtator – Ka munguar shumë pak që skuadra e Renovës të kthehet e pamposhtur në përballjen me Vardarin, por ka qenë braziliani Felipe ai i cili në dhjetë minutat e fundit me një euro-gol ti sjell tre pikë të mëdha skuadrës së tij. Në epërsi Vardari erdh me golin e Barsegian, ndërsa Renova barazoi nëpërmjet Ramadanit. Dhe sic tham Felipe në minutën e 83 shënoi për 2-1. Pas kësaj fitore Vardari ngjitet në pozitën e tretë me 10-pikë, ndërsa Renova me 5 pikë mban pozitën e tetë.
Shkëndija ka mposhtur thellë Sileksin para dashamirëve të saj duke e mundur me rezultatin e thëllë 5-0. Izair Emini ka shënuar hat-trik, ndërsa dy golat tjerë ishin pjesë e Ferhan Hasanit dhe Besart Abdurahimi. Pas kësaj fitore kuqezinjtë mbajnë pozitën e parë me 16 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Akademija Pandev.
Me golin e Stojkoskit Shkupi ka arritur fitoren e tretë me radhë. “Viktima” e rre e shkupjanëve ka qenë “Skopje” të cilën e mundën me 1-0. Me këto tre pikë “bardhekaltërit” mbajnë pozitën e 4 me 10 pikë të grumbulluara. (koha.mk)
Rezultatet: Akademja P. – Pelisteri 2-0, Vardari – Renova 2-1, Shkëndija – Sileksi 5-0, Pobed – Rabotnicki 2-4, Shkupi – Skopje 1-0
Tabela: Shkëndija 16 pikë, Akademija P. 11, Vardari 10, Shkupi 10, Pelisteri 8, Sileki 6, Rabotnicki 5, Renova 5, Pobeda 5 Skopje 3