Shkup, 17 shkurt – Me golin e shkupjanit Omar Imeri, skuadra e Shkëndijës ka mundur Vardarin në derbin e javës së parë në sezonin pranveror. 19-të vjeçari golin për tre pikë të mëdha e shënoi në minutën e 23, bën të ditur gazeta KOHA.
FC Shkupi përkundër negatives që kishte në pjesën e parë prej 2-0, bardhekatërit në pjesën e dytë konsoliduan radhët e tyre dhe me gol në kohën shtesë me golin e Veliut barazuan rezultatin në 2-2.
Pa fitues ka përfunduar sfida mes Rabotniçkit dhe Renovës 1-1. Derisa Akademia Pandevi ka mundur e 3-0 skuadrën Makedonia Gj.P. Pobeda dhe Bellasica luajtën vetëm 1-1.
Tabela: Shkëndija 43 pikë, Vardari 35, A.Pandev 33, Rabotniçki 27, Shkupi 24, Renova 22, Mak.Gj.P. 21, Sileksi 19, Pobeda 18, Bellasica 18.