Shkup, 22 shkurt – Derbi mes dy konkurrentëve të vetëm për titullin e kampionit mes Vardarit dhe Shkëndijës, e cila do të luhet të dielën në ‘Telekom Arena’, në stadium nuk do të jenë grupi tetovar “Ballistët”. Kështu është vendosur sot në takimin që është mbajtur në lokalet e KF Vardar, në të cilën prezent kanë qenë edhe drejtuesit e KF Shkëndija, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përgjegjësve të stadiumit. Pikërisht këta të fundit kanë bërë të ditur se për shkak të rikonstruimit të stadiumit për ndeshjen e Superkupës së UEFA, në përdorim për këtë ndeshje do të lëshohet vetëm tribuna jugore. Si rezultat i kësaj nuk ekzistojnë kushte që në një tribunë të jenë prezent dy grupet tifozerike, ndërsa hyrja për tifozët neutral do të bëhet me letërnjoftim ose dokument identifikimi….(Më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA