Milani dhe Interi raportohet se kanë shprehur interesim për anësorin e Paris Saint-Germainit, Javier Pastoren, që pritet të largohet nga “Parc des Princes”.
Argjentinasi ishte njëri prej transferimeve të para të pronarëve nga Katari kur në vitin 2011 u transferua nga Palermo për 42 milionë euro.
Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se 27-vjeçari dëshiron largimin nga klubi francez, pasi ka bërë vetëm 15 paraqitje në Ligë nën drejtimin e trajnerit, Unai Emery.
“L’Equipe” raporton se dy klubet e Milanos janë të interesuara për rikthimin e Pastores në Itali, për të cilin interesim kanë shprehur edhe disa klube angleze.