Për herë të parë që nga sezoni 1929/30 dy vëllezër do të përballen në derbin e Madridit.
Në stadiumin Wanda Metropolitano këtë vikend ndeshen Atletico Madrid dhe Real Madrid, ndërsa Py Laurence, nëna e mbrojtësit të majtë të Realit, Theo Hernandez, dhe mbrojtësit të Atleticos, Lucas Hernandez, do t’i shikojë të dy djemtë e saj kundër njëri-tjetrit..
“Kur të shkojnë në derbi, do t’u them se i dua, dhe se shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, dhe që të mos grinden, pasi që tek e fundit janë vëllezër”, u mahit Py teksa foli për Marca-n.
“Është hera e parë që po përballen me njëri-tjetrin, andaj do t’ua rikujtoj që të kujdesen për njëri-tjetrin”.
“Do të jetë bukur t’i shoh ata, dhe mbi të gjitha, do të jem krenare. Është sikur po e jetoj një ëndërr”.
Megjithatë, ajo nuk tha se për kë do të bëjë tifo në këtë ndeshje.
“Zemra ime është ndarë, dhe është me Lucas dhe me Theo. Ata janë fëmijët e mi së pari, së dyti janë sportistë”.
“Për mua nuk ka dallim, janë të barabartë”.
Mos të harrojmë që në vitin 2014, një dilemë të tillë e kishte pasur edhe nëna e Granit dhe Taulant Xhakës në ndeshjen e Kampionatit Botëror, ku njëri djalë luante për Shqipërinë kundër djalit tjetër që luante për Zvicrën.