Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali gjatë janarit, shkruan sot gazeta Zëri. Qendërmbrojtësi shqiptar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Arsene Wengerit dhe për këtë përfaqësuesi gjerman mund t’i bëjë valixhet gati qysh tash.
Sipas medieve italiane, respektivisht televizionit “Rai Sport”, për ish-futbollistin e Evertonit, Sampdorias dhe Valencias, po zhvillohet një derbi italian në mes Juventusit dhe Interit, të cilët e duan lojtarin në gjirin e tyre.