Nëse deri tani kalimi në Nica konsiderohej si një vend rehabilitimi, ditët e fundit është kthyer në një ferr të vërtetë dhe tani më shumë se kurrë ai po mendon rikthimin në Itali. Mario Balotelli nuk i ka kapërdirë dot koret raciste me të cilat është përballur javët e fundit në Francë dhe për më tepër pas edhe kartonit të verdhë që mori sepse u ankua për koret. Sulmuesi italian që po kalon një formë të shkëlqyer sportive është shprehur se është gati të rikthehet sërish në Itali, transmeton “ksp”.
Në muajin janar sulmuesi 27-vjeçar ishte shumë afër kalimit te Juventus, por tani radarët janë drejtuar nga Milano, ku ai edhe shpërtheu si futbollist. Interi dhe Milani janë interesuar për sulmuesin që me shumë gjasa do të rikthehet edhe në kombëtaren e Italisë. Balotelli në 2010 u largua nga Interi për të provuar një eksperiencë te Mançester Siti, më pas në 2014 erdhi sërish në Itali te Milani, huazuar nga Liverpuli, por pa mundur të lërë gjurmë.