Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Interit, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit italian. Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga kroati Mario Mandzukic në minutën e 66-të.
Interi ka treguar lojë shumë të mirë, ka pasur raste shënimi, ndër të cilat vlen të veçohet ai i Gagliardinit, i cili e qëlloi shtyllën.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi është ngjitur në kuotën e 43 pikëve, 11 më shumë se Napoli (një ndeshje më pak) dhe 14 më shumë se Interi.