Ndeshja derbi e javës së 10-të në elitën e futsalit vendor midis Velesit dhe Futsal Shkupit për momentin është ndërprerë, pasi publiku vendas sulmoi bankinën e skuadrës nga Çairi, njofton ‘infOSport.mk’, transmeton gazeta KOHA.
Nderpritet ndeshja derbi e Futsalit, Velesi – Shkupi
Nderpritet ndeshja derbi e Futsalit, Velesi – Shkupi Publiku vendas sulmon bankinen e skuadres shkupjane!!!
Publiée par infosport.mk sur Samedi 17 novembre 2018
Edhe pse në parket gjithçka ishte në suaza të normales dhe zhvillohej një lojë korrekte nga ana e të dyja skuadrave, publiku vendas ishte çështje në vete.
Ata në disa raste ofendonin shqiptarët, mirëpo edhe përkundër kësaj loja vazhdonte, që më pas të vie edhe deri te incidenti.