Berlin, 20 janar – Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deputetja gjermane e partisë liberale, Renata Alt kritikon BE-në për dështim në ofrimin e vaksinës në Ballkan.
Berlin, 20 janar – Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deputetja gjermane e partisë liberale, Renata Alt kritikon BE-në për dështim në ofrimin e vaksinës në Ballkan.
Deputetja liberale e Bundestagut dhe anëtarja e Komisionit gjerman për Politikën e Jashtme, raportuese e grupit parlamentar për Europën Lindore, Qendrore e Juglindore, Renata Alt në një prononcim të saj për Deutsche Wellen e quan si sukses tjetër të propagandës kineze, vendimin e Serbisë për marrjen e vaksinës Sinopharm.
„Edhe nëse BE ka përgatitur një paketë shtesë milionëshe për Ballkanin Perëndimor, tempi i breshkës në furnizimin me vaksinën dëmton vënien nën kontroll me efektivitet të pandemisë në rajon. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej pas përpjekjeve të vaksinimit të vendeve të BE-së, kjo do t’i çojë ato më shumë në krahët e Kinës dhe Rusisë“, shprehet deputetja liberale, Renata Alt.
POSTIMI I MËPARSHËM
POSTIMI TJETËR
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.