Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje. Këto deklarata Gaxherri i ka dhënë gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Nga aty, ajo ka deklaruar se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në seancën e sotme kuvendore, në të cilën debatohet për kërkesat e LDK-së për parandalimin e Thaçit të negociojë me Serbinë për shkëmbimin e territoreve, Gaxheri e porositi presidentin e Kosovës se “nuk është sundimtar feudal mbi popullin” dhe se Kosova nuk është shtet presidencial.
“Ju, Thaçi nuk ke të drejtë të luash me sovranitetin e Kosovës për të shpëtuar lëkurën tende. Ju Thaçi jeni një politikan që pati ngrije shumë të dyshimta, duke shkelur edhe mbi kufomat, duke vrarë edhe kundërshtaret tuaj politik, duke e zhvatur këtë popull të varfër”, ka deklaruar Gaxheri.
Përveç kësaj, ajo e quajti Thaçin “të sëmurë mendor”, andaj si i tillë ajo ka thënë se Thaçi nuk mund ta mbajë pozitën e presidentit dhe se kjo arsye është një bazë e fortë për shkarkimin e tij.
Pas një sërë diskutimeve, mes të cilave edhe disa zënkave të ashpra midis deputetëve, ku u thanë edhe ofendime personale – për shembull deputeti opozitar Glauk Konjufca, e ka quajtur deputetin e koalicionit qeveritar Milazim Krasniqin “hajdut”, ku ai iu përgjigj me fjalët “psikopat, i pamoralshëm dhe kafshë” – kryesuesin me seancën ku debatohet për dialogun me Serbinë dhe qëllimin e Thaçit për “korrigjim të kufirit”, dha pauzë dhe pritet të vazhdojë më vonë pasdite me votimin e rezolutës të parashtruar nga LDK.