Shkup, 8 janar – Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun thotë se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një proces i pakthyeshëm. Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër, njofton Koha.mk
“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse, SNS.
Deputeti serb gjithashtu thotë se Serbia duhet të mbështetet te Rusia, kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjes së Kosovës. (Koha.mk)