Një seancë parlamentare në Kenia është mbyllur me debat, pasi një prej të pranishmëve pordhi në sallë. Ngjarja ndodhi të mërkurën, ndërsa njëri nga ligjvënësit akuzoi njërin prej kolegëve për “ndotje të ajrit”.
Deputeti në fjalë mohoi pretendimet dhe këmbënguli se “Unë nuk mund të bëj një gjë të tillë përpara kolegëve të mi”, shkruajnë mediat e huaja. Në sallë u sollën më urgjencë aromatizues për të zgjidhur problemin. “Merrni çdo aromë që do të gjeni në çdo zyrë, pavarësisht nëse është vanilje apo luleshtrydhe,” tha drejtuesi.
“Spërkatni ajrin me aromë për ta bërë atë të këndshëm”, shtoi më tej ai. Seanca u ndërpre për 10 minuta pasi folësi tha se ‘”ne nuk mund të vazhdojmë të ulemi në një mjedis me erë të keqe”.
Debati zgjati për disa minuta, por era e keqe u largua dhe Asambleja vazhdoi gjithsesi.