Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është dërguar në mbajtje pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka. Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin. Mësohet se Krasniqit i është caktuar masa e mbajtjes për 24 orë. Në anën tjetër, Zeka ka thënë se rastin do ta paraqesë në Polici.