Deputeti i LDK-së, Florian Dushi, ka reaguar ndaj raportimeve në media se në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së ka qenë kundër koalicionit me VV-në.
Ai ka thënë se ai nuk është kundër koalicionit me VV-në por gjithsesi ka shtuar se nuk duhet të pajtohen me kushtet e diktuara nga kjo e para.
“Qëndrimi im rreth koalicionit eventual LDK me VV është publik. Koalicioni me VV duhet të ndodhë, mendoj unë, por asnjëherë nën kushtet e diktuara njëanshëm nga partia e Albin Kurtit”, ka thënë Dushi
“Dje, sot, dhe nesër, në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohem që Kosovës dhe qytetarëve tonë t’iu ofrojmë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të vecante që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi i LDK-së në institucione i dinjitetshëm”, ka shtuar ai.
“Prandaj, askush, asnjëherë, as ata jashtë, as kolegët e mi të kryesisë, le të mos presin nga unë, Florian Dushi, brenda partisë sime, organeve të saj, do të luaj rolin e mercenarit të ndonjë partie tjetër, e as partisë të Kurtit”, ka shkruar ai.