Shkup, 9 janar – Edhe një deputet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të veprojë si deputet i pavarur. Bëhet fjalë për Jusuf Hasanin nga Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë.
Hasani me shkrim sot e njoftoi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi se do të veprojë si deputet i pavarur, e jo si deputet i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, duke i përfaqësuar të drejtat, vullnetin dhe votat e votuesve të tij.