Zagreb, 19 janar – Në suaza të kryesimit kroat me Këshillin e Bashkimit Evropian, koordinuesi i grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimi, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së – KOSAK, që do të mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë.
Pres-shërbimi kuvendor informon se në Konferencë, mes tjerash, do të diskutohet edhe për programin gjashtëmujor të këtij kryesimi, si dhe për prioritetet kroate gjatë kryesimit me BE-në, për çka fjalim të tij hyrës do të mbajë edhe kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.