Deputeti Xhevat Ademi merr pjesë në Sesionin e katërt plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), që mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë. Siç kumtoi pres-shërbimi kuvendor, në sesionin, që mbahet në kuadër të Kryesimit parlamentar kroat me PBEJL-në, do të marrin pjesë deputetë nga 13 vendet pjesëmarrëse në Proces, si dhe nga Asambletë ndërkombëtare parlamentare – partnerë të AP të PBEJL-së.
Tema kryesore e diskutimit në mbledhjen plenare është “Lidhshmëri-bashkëpunim-komunikim: rruga përpara”. Në kuadër të sesionit do të mbahet seanca të tre komisioneve dhe të Komitetit të përhershëm të AP të PBEJL-së. Siç theksohet në kumtesë, pritet në fund të sesionit, anëtarët e Asamblesë parlamentare të miratojnë Deklaratë finale, si dhe raportet dhe rezolutat e tre komisioneve të AP të PBEJL-së.