Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Kundërzbulim në seancën e sotme unanimisht e përkrahu nevojën për formimin e grupit punues për ndjekjen e implementimi të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për përkrahje sistematike nga qeverisja e drejtësisë lidhur me ndjekjen e komunikimeve dhe vendosi që deputetë Trajçe Dimkov nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe Frosina Remenski nga radhët e LSDM-së të jenë anëtarë të këtij Grupi ndër dikasterial.
Grupi punues duhet të ketë anëtarë nga më shumë institucione përkatëse si dhe ekspertë të pavarur. Puna e tyre duhet të rezultojë me vendime gjyqësore me çka më në fund do të vihet kontroll mbi përgjimet.
Kryetari i Komisionit Trajko Veljanovski nga Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, kërkoi afate se deri kur ky organ duhet ta përfundojë punën e tij. Spasovski paralajmëroi reforma efikase, por jo edhe të përshpejtuara.
Në fund të kemi sistem i cili do të funksionojë në bazë të këtyre dispozitave, sipas këtij modeli që do të zgjidhet, megjithatë edhe model i cili do të garantojë mbrojtje të mjaftueshme të të drejtave të njeriut dhe pamundësia që të ndodhë ajo që ndodhi vitet e kaluar në Republikën e Maqedonisë, deklaroi ministër i Brendshëm Oliver Spasovski.
Komisioni do të bëjë mbikëqyrjen e të dy institucioneve të sigurisë, por është vendosur që vizita të realizohet pas zgjedhjeve lokale.