Shkup, 23 prill – Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, së bashku me Komitetin e Përzier Parlamentar RM-BE do të mbajnë mbledhje me rastin e Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 nga ana e Komisionit Evropian. Sipas njoftimit, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, do ta hap mbledhjen. Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, do ta prezantojë Raportin e progresit. Në mbledhje fjalim do të mbajë edhe Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Pikëpamje përfundimtare në mbledhje do të jap Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins” në Uashington. Konferenca do të përfundojë me miratimin e Konkluzioneve të Përbashkëta.