Tiranë, 2 prill – Deputetët e Parlamentit shqiptar do të marrin nga gjysmë rroge në periudhë prej tre muajve.
Vendim për këtë, në mbledhjen e sotme onllajn, solli kryesia e Kuvendit shqiptar, me të cilën kryesoi spikeri Gramos Ruçi, ndërsa e përbëjnë koordinuesit e grupeve parlamentare.
“Në kuadër të përpjekjeve për tejkalim më të lehtë të gjendjes me pandeminë, të shkaktuar nga Kovid-19, ndërkaq në shenjë solidariteti me qytetarët dhe subjektet afariste, të goditur nga masat për parandalim të përhapjes së koronavirusit, kryesia e Kuvendit vendosi që rroga e deputetëve në Shqipëri të përgjysmohet në periudhë prej tre muajve”, ceket në kumtesën e parlamentit shqiptar.
Shtohet se Ruçi, u dërgoi letër njerëzve të parë të “30 enteve dhe institucioneve të formuara me ligj, ta ndërmarrin masën e njejtë”. (koha.mk)