Shkup, 12 prill – Parlamenti në kuadër të vazhdimit të seancës së 22, me 86 vota “për” miratoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për ndryshimet votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët edhe zyrtarisht u kthyen në parlament.
Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE tha se gjatë punimeve të grupit të punës opozita kishte ofruar 11 propozime të cilat janë pjesë e këtyre ndryshimeve.
“Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por është shumë më i mirë se ai i propozuar nga LSDM-ja, tha Stamenkovska para deputetëve./alsat/