Podgoricë, 4 dhjetor – Deputetët malazezë si nga shumica, por edhe nga opozita në parlament sot kërkuan që autoritetet ta hetojnë deklaratën e kryetarit të URA, Dritan Abazoviq se i është ofruar ryshfet prej 21 milionë euro për të mos iu bashkuar partive të cilat synojnë ta rrëzojnë nga pushteti Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviq.
Deputeti nga Fronti Demokratik, Predrag Bulatoviq u bëri thirrje autoriteteve t’i hetojnë menjëherë pretendimet e Abazoviçit sepse bëhet fjalë për “korrupsion politik”. Kërkesës iu bashkua edhe deputeti i opozitës DPS Daniell Zivkoviq, i cili tha se nëse autoritetet nuk e bëjnë këtë, atëherë partia e tij do t’i fillojë procedurat.
Në deklaratën e djeshme Abazoviq nuk donte të tregonte se kush ia ka ofruar paratë.
Ai pohon se ka marrë oferta nga të gjitha anët dhe “disa klane”, por nuk pranoi të thoshte se kush dhe çfarë i ofroi.
“Është e vërtetë që kam marrë oferta nga disa klane. Unë nuk dua të bëj sakrificë nga vetja. Kam shumë presione sepse mundet janë të mëdha, të cilat i morëm pas zgjedhjeve. Por, nuk ndihem i pasigurt”, deklaroi mbrëmë Abazoviq.