Deputetët kërkojnë një njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Dymbëdhjetë deputetë nga dhjetë partitë, si dhe një deputet i pavarur, janë nënshkrues të Iniciativës për të përcaktuar një model zgjedhor proporcional me një njësi elektorale.

Nënshkruesit e iniciativës janë: Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Rubin Zemon, Ferid Muhiq, Miroslav Jovanoviq, Panço Minov, Samka Ibraimoski, Juliana Nikollova, Jusuf Hasani, Rexhep Memedi, Alija Kimberovski dhe Amdi Bajram.

“Si deputet nga Iniciativa kërkojmë që të kyçemi në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, për të cilën kemi marrë vërejte si shtet nga OSBE-ODHIR në zgjdhjet e fundit paralamentare. Për këtë qëllim, kemi kërkuar edhe takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderët e partive të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së”, thonë nga Iniciativa.

Nënshkruesit konsiderojnë se kjo do të sigurojë më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje të të gjithë procesit, si dhe respektimin e vullnetit të atyre qytetarëve që presin demokratizimin e vendit përmes ndryshimit të modelit zgjedhor.