Teheran, 28 korrik – Parlamenti i Iranit sot e miratoi ligjin për përforcim të cenzurës së Internetit, pas diskutimeve të gjata ndërmjet kundërshtarëve dhe mbështetësve në vend ku informatat tashmë rreptësisht janë kontrolluar.
Masa ishte miratuar me mbështetje të 121 prej gjithsej 209 deputetëve të pranishëm, edhe pse megjithatë duhet të merret dritë jeshile përfundimtare nga Këshilli Suprem, trupi i fuqishëm i Republikës Islamike për kontroll të kushtetutshmërisë.
Ligji, i inicuar nga kundërshtarët në parlament dhe ishte lëndë e debatit me vite, shkaktoi kritika të ashpra në mbarë vendin, lajmëroi DPA.
Mbështetësit thonë se legjislativa është e nevojshme me qëllim që të mbikqyrren mediumet sociale dhe platformat për mesenxher dhe të fillohet me naconalizimin e internetit – me fjalë tjera, krijimin e alternativave iraniane të serviseve të huaja të njohura.
Kritikët frikohen se shumë nga platformat globale do të hiqen. Përveç kësaj, sipas propozim-ligjit, të gjithë shfrytëzuesit e Internetit do të regjistrohen dhe të gjitha aplikacionet për VPN, të cilat iranianët i shfrytëzojnë për t’i shmangur bllokadat në Internet, do të ndalohen.
Qeveria në Teheran viteve të fundit bëri përpjekje të vendosë alternativa vendore siç janë shërbimet për mesenxher, por në fund planet dështuan.
Sipas hulumtimit të grupacionit hulumtues iranian ISPA, më shumë se 70 për qind e iranianët shfrytëzojnë WhatsApp, por vetëm pesë për qind e shfrytëzojnë platformën iraniane për porosi Sorush. Ligji i ri mund ta vë edhe WhatsApp-in në listën e aplikacioneve të ndaluara.