Shkup, 6 shkurt – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites në seancën e 77-të e miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Bllagojçe Tërpevski dhe Jusuf Hasani, përcjellë gazeta KOHA.
Me këtë zgjidhje ligjore vendoset funksioni zëvendësdrejtor në të gjitha ndërmarrjet publike.
Në rend dite të seancës së sotme me procedurë të shkurtuar ishte edhe propozim ligji për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, të parashtruar nga më shumë deputetë, për të cilin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi informoi se është tërhequr.
Deputetët paraprakisht kanë miratuar edhe shumë zgjidhje ligjore në lexim të parë të cilat janë pjesë e pakos reformuese në sektorin juridik, mes të cilave ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për gjykatat, për kundërvajtje, për Këshillin Gjyqësor, për konteste administrative dhe për kryerjen e sanksioneve.(koha.mk)