Deputetët sot në vazhdimin e seancës së 11-të i sollën ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, në procedurë të shkurtuar. Për Ligjin votuan 41 deputetë, 14 ishin kundër, ndërsa një abstenim nga gjithsej 61 deputetë pjesëmarrës. Në seancë nuk morën pjesë deputetët nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Gjatë debatit për Ligjin u prononcuan qëndrime të kundërta nga deputetët e shumicës parlamentare, për nevojën dhe efektet nga ndryshimet.
Xhevat Ademi nga BDI-ja tha se ai do të votojë kundër Ligjit dhe u bëri thirrje deputetëve që të votojnë kundër. Sipas tij, me këto ndryshime dhe propozime qytetarëve do t’ua rrezikojmë jetën dhe mjedisin jetësor, do ta ngremë numrin potencial të sëmundjeve më të rënda, në biznes do të sjellim kaos, sepse, thotë, edhe rregullativa e deritanishme ligjore nuk respektohet.
“Ju bind se në qoftë se votoni ‘pro’ miratim të ligjit për një kohë të shpejtë do të jemi të detyruar që këto dispozita të ndryshohen. E drejta që ta rrezikosh jetën personale është personale, por nëse e rrezikon jetën e atij i cili jeton dhe punon afër teje, kjo nuk është tek ligji por tek standardet, vlerat dhe morali. Shpresoj se do të votoni kundër këtyre ndryshimeve dhe për mjedis më të shëndetshëm dhe rend më të madh dhe në biznesin e hotelierisë, si degë e rëndësishme e ekonomisë. Propozimet në ndryshimet dhe plotësimet janë të gabueshme dhe të dëmshme le të votojmë kundër”, tha Ademi. Kundër ligjit u prononcua edhe deputeti Rexhep Memedi, i cili është mjek me profesion. Sipas tij, qëllimi i ligjit është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit jetësor, ndërsa me ndryshimet të cilat, thotë, edhe pse në shikim të parë janë të vogla, janë hap përpara dhe janë në kundërshtim me të gjithë masat parandaluese.
Për deputeten Ivana Tufegçiq ndryshimet u dedikohen jashtëzakonisht objekteve të cilët janë jashtë objekteve afariste, gjegjësisht tarracave të cilat janë të mbyllura me celofan, ndërsa mospirësit e duhanit kanë zgjedhje të hynë brenda ose të jenë me pirësit e duhanit. Për deputetin Ferid Muhiq pirja e duhanit nuk është sëmundje dhe nuk ekziston asnjë studim i cili ka treguar lidhshmëri kauzale midis pirjes së duhanit dhe sëmundjes, ndërsa duhet të merret parasysh edhe gjendja me cilësinë e ajrit.
Me ndryshimet e miratuara të Ligjit parashikohet pirje e cigareve e cila edhe tani është e lejueshme në pjesën e jashtme të objektit – tarracë, kopsht veror, që është definuar se duhet të jetë i mbuluar ose i hapur nga të tre anët, që të mos varet nga kushtet momentale meteorologjike. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë paraprakisht sot mbajti seancën e 35-të në të cilën u mbështetën më shumë ligje në lexim të parë të dorëzuar nga deputetë nga shumica qeveritare, për të cilët debati i përgjithshëm paraprakisht ka përfunduar.
Kanë mbetur edhe dy pika nga seanca e 35-të për të cilat, siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në vijim është harmonizimi me opozitën. “Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për prokurori publike dhe Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për procedurë penale, që të dy në lexim të dytë.