Shkup, 9 tetor – Në Kuvend, deputetë të VMRO-së thonë për gazetën KOHA se opozita është unike dhe nuk do të ketë pazare politike me Zoran Zevin.
“Nëse vërtetë doni të dini se cila është zgjidhja, po ju themi që është dorëheqja e menjëhershme e Zoran Zaevit, më pas të formohet qeveri teknike dhe të shkohet në zgjedhje. Ja kjo duhet të ndodh. Kjo i duhet Maqedonisë pas dështimit të referendumit”, thotë deputeti i VMRO-së, Dimitar Stefanaxhija, duke shtuar se askush nuk guxon të shpresojë se 10 deputetë të VMRO-së do shkojnë në seancë për të votuar duke mohuar kështu pjesëmarrjen e VMRO-së në debatin parlamentar.
Lidhur me informata në media se deputetë të opozitës kanë marrë kërcënime për të mos përkrahur ndryshimet kushtuese, Dimitar Stefanaxhija e mohon kategorikisht një gjë të tillë.
Ndërkaq VMRO përmes një kumtese për media mbajti qëndrimin se vendimi i Zoran Zaevit që t’i iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim. (koha.mk)