Shkup, 28 mars – Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan ta stërgjatin seancën konstituive parlamentare në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i Parlamentit, shkruan gazeta KOHA. Ashtu sikurse dje, edhe sot foltoren e Parlamentit e “bllokoi” deputeti Ilija Dimovski i VMRO-së, i cili përveç fjalimit të tij, tërë ditën i përgjigjej replikave të bashkëpartiakëve nga VMRO. Megjithatë, “Fokus”-i ka arritur të kap replika të përgatitur që i drejtohen qëllimshëm Dimovskit, ndërsa secili deputet i VMRO-së mundohet sadopak ta përgatit tekstin e shkruar e më pas t’i drejtoj “pyetje” Dimovskit. Ndryshe, nga 50 deputetë të paraqitur për fjalim, në dy ditët e kaluara këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar vetëm dy deputetë. Ashtu siç shkon seanca, kryetari i Parlamentit edhe muajin e ardhshëm nuk mund të votohet, nëse shumica LSDM-BDI-ASH nuk kanë menduar për strategji tjetër. (koha.mk)