Shkup, 15 qershor – Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë bllokuar foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, në shenj proteste pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk lejoi seancë urgjente për “deponinë e egër” në Strugë, shkruan gazeta KOHA. Fillimisht ishte deputeti i VMRO-së, Ilija DImovski e më pas Vllatko Gjeorçev ata që kërkuan seancë urgjente, derisa përgjigja e Xhaferit se, pa materiale për temën, nuk mund të caktohet seancë urgjente. Gjorçev, me këtë rast bllokoi foltoren, ndërsa Xhaferi i shkyçi mikrofonin dhe kërkoi ndihmën e sigurimit të Parlamentit. para foltoren dolën edhe deputetët tjerë të VMRO-së, ndërsa kryeparlamentari u detyrua të jap pauzë 10 minuta, me çrast deputetët e VMRO-së lëshuan sallën plenare. (koha.mk)