Deputetët e VMRO-DPMNE sërish kanë okupuar foltoren e parlamentit, pasi që koordinatori i grupit parlamentar, Ilija Dimovski ka kërkuar pauzë, ndërsa kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi nuk ka miratuar një gjë të tillë. “Po shkelni Rregulloren, po shkelni Kushtetutën dhe po shkelni Marrëveshjen e Ohrit”, ka akuzuar Dimovski. “Në këto kushte nuk u jap pauzë, uluni në vendet e juaj”, është përgjigjur Xhaferi. Pas qetësimit të situatës në Kuvend, Xhaferi dha pauzë prej një ore.