Shkup, 15 dhjetor – Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së nuk do të marrë pjesë në punën e seancës së Kuvendit në të cilën në rend dite është Buxheti për vitin 2018, as në dy seancat e tjera të caktuara për pasdite. Deputetja Ane Llashkovska deklaratën e dha para transferimit të seancës për Buxhetin për më 22 dhjetor, pak para fillimit të saj.
“Nuk do të marrin pjesë për shkak të asaj që shumica parlamentare nuk krijon dhe nuk dëshiron të krijojë kushte demokratike për punë, sepse po realizohet përndjekje politike e atyre që nuk kanë mendim të njëjtë politik, me arrestim të deputetëve, artistëve, njerëzve të cilët e duan Maqedoninë”, deklaroi Llashkovska.
Nuk u përgjigj se kur deputetët do të inkuadrohen në punën e trupave kuvendorë dhe seancat plenare. Amendamentet e pranuara nga opozita për Buxhetin konsideron se janë hipokrizi nga ana e Qeverisë për shkak se amendamentet e tyre janë vlerë shumë e vogël për “Buxhetin më vëllimor” të vendit deri tani.