Deputetët e VMRO-DPMNE-së kthehen në Kuvend vetëm për fjalimin e Stoltenbergut

11

Shkup, 18 janar  – Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot kthehen në Kuvend që të marrin pjesë në fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot vjen në Maqedoni.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev për MIA-n deklaroi se në Kuvend kthehen vetëm për fjalimin e Stoltenberg dhe se kjo nuk do të thotë se do të marrin pjesë më tej në punën e dhomës ligjdhënëse.

Partia më e madhe opozitare nga mesi i dhjetorit nuk mori pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë pasi paraprakisht gjashtë deputetëve të saj u është caktuar arrest për ndodhitë në Parlament më 27 prill.

Që atëherë ata në Kuvend morën pjesë vetëm për fjalimin e rregullt vjetor të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Comments are closed.