Shkup, 23 maj – Pas shqiptimit të aktvendimit për ish-kryeministrin dhe ish-liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për rastin “Tanku”, deputetët nga kjo parti e braktisën mbledhjen e 46-të plenare që është në rrjedhë.
Tani për tani nuk ka informata nëse për shkak të aktvendimit ata e braktisën mbledhjen kuvendore.
Paraprakisht Kuvendi nuk i votoi ndryshimet e Ligjit për akcizat, propozuar mu nga deputetët opozitarë. Me këto ndryshime propozohej ulja e akcizës së derivateve disel për tre denarë për litër nga 15,121 denarë në 12,121 denarë për litër dhe ulje të akcizës së vajit që përdoret si derivat për ngrohje përkatësisht naftës së kuqe për tre denarë për litër nga 6,136 në 3,136 denarë për litër. Me ndryshimet në të vërtetë kërkohej kthimi i çmimit të vjetër të diselit, me çka do t’u dilej përballë qytetarëve duke pasur parasysh, që sipas tyre, rritja e çmimit të diselit negativisht është reflektuar ndaj buxhetit të çdo familjeje.
Deputetët nga shumica në pushtet të cilët betën në sallë e dëgjuan fjalimin e avokatit të popullit, Ixhet Memeti i cili e prezantoi Raportin vjetor për punën e tij.