Shkup, 2 nëntor – Koordinatorja e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Elizabeta Kançeska-Milevska sot deklaroi që tetë deputetët nuk do të votojnë për marrjen e mandatit parlamentar të Nikolla Gruevskit.
Komisioni parlamentar për çështjet e mandateve dhe imunitetit duhet të përcaktohet këto ditë dhe në të duhet të debatohet mbi mandatin parlamentar të Gruevskit pasi Gjykata penale e njoftoi zyrtarisht Parlamentin që Gruevski është i dënuar me dy vjet burg.
Në tetëshen e deputetëve janë deputetët Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Vladanka Aviroviq, Zeqir Ramçiloviq, Nola Ismajlovska-Starova dhe Emilija Aleksandrova.
Më parë, nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski në emisionin “Faktor magazin” doli në mbrojtje të liderit të tyre të mëparshëm, Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në burg më 8 nëntor. Sipas Nikoloskit, ajo që po i ndodh Gruevskit është e pacipë.
“Mendoj që kjo që po i ndodh Nikolla Gruevskit lidhur me këtë rast është e pacipë. Janë thyer të gjitha rregullat. Njeriu është përgjegjës për ngasje në makinë të blinduar zyrtare. Aty nuk ka as