Shkup, 27 qershor – Me shumicë votash pas debatit dhjetëorësh, Kuvendi dje i shkarkoi nga funksioni ministrat e Financave dhe Vetëqeverisjes Lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliu dhe ministrin pa resor, i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Hazbi Lika. Gjatë mbledhjes, deputetët i konstatuan dorëheqjet e ministrave të Bujqësisë dhe Kulturës, Ljupço Nikollovski dhe Asaf Ademi, si dhe të ministrit të Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraki dhe ministrit pa resor, Zoran Shapuriq, njofton Koha.mk
Në rend dite të vazhdimit të mbledhjes së caktuar për sot është emërimi i ministrave të rinj. Deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për minsitër të Bujqësisë, Naser Nuredini për Mjedis jetësir, Hysni Ismaili për Kulturë, GOran Milevski për Vetëqeverisje Lokale, Sadulla Duraki për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Debati për rikonstruimin e propozuar të Qeverisë dje kaloi në replika të ashpra dhe kontrareplika mes opozitës dhe pushtetit. Deputetët u konfrontuan edhe për investimet kapitale, për Marrëveshjen e Prespës dhe për proceset eurointegruese të shtetit.
Kryeministri në fillim të debatit rreth rikonstruimit të Qeverisë, e tërhoqi propozimin në të njejtën kohë të jetë edhe ministër i Financave, sqaroi se në pajtim me autorizimet me Ligjin për Qeverinë, do të kryesojë me Ministrinë e Financave, deri në zgjedhjen e ministrit të ri.
Duke e arsyetuar këtë hap, ai tha se duhet të dëgjohen sugjerimet e opozitës, si dhe Komisionit për antikorrupsion, i cili, sipas tij, ka dërguar porosi serioze. (koha.mk)