Deputetët do të përzgjedhin gjykatës kushtetues, ndërsa duhet të votojë edhe për ligjin për gjuhët

Shkup, 8 janar – Me vazhdimin e nesërm të seancën së 27-të plenare në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, Kuvendi e fillon punën në vitin 2018 dhe agjendën intensive të paralajmëruar për muajin e parë të vitit. Janë caktuar vazhdime të gjithsej gjashtë seancave dhe dy komisioneve kuvendore. Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit.

Pritjet janë se VMRO-DPMNE-ja do t’i publikojë hapat e ardhshme të partisë, midis të cilave edhe veprimin e deputetëve, siç para disa ditësh në një intervistë paralajmëroi lideri i partisë, Hristian Mickoski.

Nesër në mesditë është paralajmëruar fillimisht vazhdimi i seancës së 27-të në të cilën në rend dite janë, mes tjerash, Propozimi për përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të punës, në lexim të parë, të parashtruar nga 11.868 votues, në lexim të parë dhe disa ligje dhe vendime tjera.

Në seancën e 26-të në rend dite janë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në seancën e 22-të janë ndryshimet dhe plotësimet reformuese të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Propozim ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për konfirmimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, të dy me procedurë të shkurtuar.

Janë caktuar edhe vazhdime të seancës së 11-të, 13-të dhe 15-të, me nga disa pika në rend dite.

Në Kuvend duhet të mbahen edhe vazhdimet e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Deputetët në janar do të kenë agjendë intensive duke i pasur parasysh seancat tani më të caktuara të komisioneve dhe seancave plenare, si ajo për ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë (15 janar) dhe fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg (18 janar). Janë paralajmëruar edhe aktivitete tjera si takimi në kuadër të procesit Zhan Mone më 25 dhe 26 janar në afërsi të Parisit e tjerë.