Shkup, 22 prill – Në pjesën e pasdites së seancës së 39-të parlamentare, deputetët debatuan për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në leximin e parë dhe Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, në leximin e parë.
Me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut thjeshton hyrjen në ARM me procesin e bursave.
Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, në shpjegimin e Projektligjit, vuri në dukje se ndryshimet e reja në Ligjin për shërbimin në Armatë përmirësojnë pjesët që i referohen hyrjes, zhvillimit në karrierë- avancimet dhe fundin e karrierës ushtarake. Ajo tha se kushtet për pension po përmirësohen dhe në të njëjtën kohë po zgjidhen çështje të caktuara të ligjit, të cilat ajo beson se duhet të përcaktohen në mënyrë që të mos interpretohen nga askush ashtu si të dojë.
“Ne duam ta bëjmë më të lehtë hyrjen në Ushtri, veçanërisht për specialitetet që po bëhen kritike jo vetëm në ushtrinë tonë, por në të gjitha ushtritë në botë. Ministria e Mbrojtjes duhet të fillojë një proces për bursa për një staf të caktuar, i cili si rezultat i asaj mundësie për bursë do të vazhdojë të punojë në Ushtri pas diplomimit. Në këtë ligj ne specifikojmë rregullat se si Ministria e Mbrojtjes do të jetë në gjendje të sigurojë bursa për një personel të tillë, nën cilat kushte, me një njoftim publik, një procedurë transparente dhe ne përcaktojmë që bursat që do të lëshohen do të jenë nga 30 deri në 80 për qind të pagës mesatare neto mujore. Kjo nënkupton se Ushtria ka nevojë për ekspertë të TI-së, inxhinierë mekanikë, civilë dhe aeronautikë. Ky është një shans se si një pjesë e studentëve që mund të mos mendojnë për një karrierë ushtarake, sepse kjo mund të jetë më e vështirë, t’i bindësh ata se është më mirë që shteti t’i ndihmojë ata të financojnë studimet e tyre, por të dinë paraprakisht që detyrimi do të jetë puna në ushtri. Ligji parashikon një procedurë plotësisht publike, transparencë, me mundësi që njerëzit të aplikojnë me kushte që do të vlejnë për të gjithë dhe mendoj se në këtë mënyrë në planin afatgjatë do të jemi në gjendje të zgjidhim problemet me stafin deficitar, veçanërisht në fusha të tilla si aviacioni, siguria kibernetike dhe të ngjashme, me të vërtetë do të jenë një sfidë shumë e madhe në të ardhmen”, tha ajo.
Sa i përket ngritjes në detyrë, sipas Shekerinskës, u jepet i njëjti shans oficerëve që i kishin ato mundësi në njësite për të pasur të njëjtën mundësi edhe nëse janë të angazhuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, gjë që ishte përjashtuar në versionin e mëparshëm.
Shekerinska theksoi se ligji përcakton që në fund, kur të mbushin 45 vjeç, vetë ushtarët vendosin nëse duan të qëndrojnë në administratën shtetërore apo të marrin të ashtuquajturën page për shkëputje, e cila pritet të arrijë në një mijë euro në vit në Ushtri. “ Meqenëse këta ushtarë kanë përvojë prej 20 deri në 25 vjet, kjo do të thotë që ata nuk do të largoheshin duarbosh, por do të ishin vërtet të gatshëm të shkonin në një kompani private ose të fillonin një biznes më vete, me një kapital midis 20 dhe 25 mijë eurosh. Dhe ne mendojmë se kjo është një mënyrë e drejtë që shteti të jetë mirënjohës për shërbimin e tyre,” tha ajo.
Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski për Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Fitimin theksoi se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është përshkrimi i zgjidhjeve ligjore për të mbështetur tatimpaguesit në trajtimin e pasojave të koronavirusit, respektivisht inkurajimin e punëdhënësve për të paguar rekurs apo regres për pushim vjetor në një shumë më të lartë se minimumi i përcaktuar, si dhe për të investuar fonde për rritjen e kujdesit shëndetësor të punonjësve, mundësinë për transferimin e humbjeve pa detyrim që të mbulohen më parë sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare, si dhe përshkrimi i një afati ku Drejtoria e të Ardhurave Publike është e detyruar të miratojnë një pëlqim në lidhje me kërkesën për njohje si një shpenzim i amortizimit të vlerës aktuale të mbetur të aseteve.
Projektligji parashikon ndryshimin e dispozitës që rregullon shpenzimet e panjohura për qëllime tatimore, respektivisht rritjen e shumës së rekursit për pushim vjetor i cili do të trajtohet si një shpenzim i njohur për qëllime tatimore, duke rritur sasinë e kostos për testet laboratorike të paguara për COVID-19 që do të ketë trajtimin e shpenzimeve të njohura për qëllime tatimore, duke përshkruar një afat brenda të cilit Drejtoria e të Ardhurave Publike është e detyruar të japë pëlqimin për kërkesën për njohje si një shpenzim i amortizimit të vlerës aktuale të mbetur të aseteve, si dhe shfuqizimin e kërkesës për mbulimin paraprak të humbjes në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, në mënyrë që tatimpaguesi të ketë të drejtë të transferojë humbjen në periudhat e ardhshme tatimore.
Vazhdimi i sesionit të 39-të mbi pikat e rendit të ditës do të caktohet në vazhdimësi.