Deputetët diskutojnë për kredi prej 179 milionë dollarëve për autostradën Kërçovë – Ohër

Deputetët sot në vazhdimin e mbledhjes së 116-të e filluan debatin rreth Propozim-ligjit për garancë nga shteti për Marrëveshjen për kredi prej 179 milionë dollarëve për financim shtesë të autostradës Kërçovë – Ohër e cila do të lidhet mes Eksport – import bankës së Kinës dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Debati do të vazhdojë pasdite pas pauzës së rregullt të deputetëve.

Ministri i transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski informoi se pas votimit të ligjit, që silelt me procedurë të shkurtuar, Marrëveshja për kredi do të ndodhë mes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe Eksport – import bankës së Kinës.

Kredia do të ndahet me afat pagese prej 20 viteve dhe grejs periudhë të kyçur prej pesë viteve. Shkalla e normës së interesit është fikse dhe do të paraqesë dy për qind në nivel vjetor për tërë kohëzgjatjen e kredisë.

Deputetët nga opozita pyetën përse vlera e rrugës rritet për 40 për qind, nëse deri më tani janë realizuar 76 për qind e aktiviteteve. pyetën edhe sa është dëmi material nga sanimi jo me kohë i rrëshqitjeve të dheut, shembjeve, lënia e objekteve, siç thanë, në rrjedhë të ndërtimit. Kërkuan përgjegjësi për, siç cekën, oksidimin e armaturës, prishjen e stabilitetit të urave dhe ndërtimeve të tjera, për viktimat dhe të lënduarit në fatkeqësi më të rënda komunikacioni. Shkaku, sipas tyre, është mosekzistimi i sinjalizimit ndriçues, vertikal dhe horizontal në rrugë.

Deputetët në kuadër të mbledhjes së 116-të i sollën Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, në procedurë të shkurtuar, Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për sportin, të gjithë në procedurë të shkurtuar.