Londër, 18 korrik – Deputetët britanikë sot me shumicë votash i mbështetën propozimet me të cilat kryeministrit të ardhshëm do t’i vështirësohet sjellja e vendimeve për dalje të Britanisë pa marrëveshje me BE-në me suspendim të Parlamentit, që sërish e tregoi vendosmërinë e tyre për ta ndaluar daljen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje.
Favorit në garën për lider të ri të Partisë konservatore dhe kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson paraprakisht deklaroi se Britania duhet të dalë nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor me apo pa marrëveshje. Ai refuzoi të përjashtojë suspendim apo shpërbërje të Parlamentit në mënyrë që të parandalojë deputetët të miratojnë ligj i cili do ta bllokonte planin e tij për dalje të Britanisë nëse ajo bëhet pa marrëveshje me BE-në.
Britania e Madhe duhej të dilte nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, por Parlamenti britanik tre herë e la anash projektin për marrëveshjen për Brekzitin, që Tereza Mej e arriti gjatë negociatave me liderët evropianë.
Në fund BE-ja u dakordua ta shtyjë datën për Brekzitin fillimisht për prill-maj, e më pas edhe për 31 tetor të këtij viti.
Kryeministrja në largim Tereza Mej është e zhgënjyer që ministrat sot nuk votuan me të, kumtoi zyra e saj.
Kryeministrja dukshëm është e zhgënjyer sepse shumë ministra sot pasdite nuk votuan, qëndron në kumtesë, në të cilën shtohet se trashëguesi i saj pa dyshim do ta marrë atë parasysh kur do të formojë Qeverinë.