Londër, 28 tetor – Parlamenti britanik sonte e hodhi poshtë propozimin e kryeministrit Boris Xhonson që më 12 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Propozimi i Xhonsonit nuk e fitoi shumicën prej dy të tretave. “Për” propozimin votuan vetëm 299 deputetë, transmeton gazeta KOHA.
Xhonsoni paralajmëroi se përsëri do të tentojë që në Parlament të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, me ngritjen e propozim ligjit për të cilin nevojitet shumicë e thjeshtë.
Bashkimi Evropian paraprakisht pranoi prolongimin e Bregzitit më së voni deri më 31 janar.(koha.mk)