Deputetët e sapozgjedhur Teuta Bilali, Ejup Alimi, Agim Shaqiri dhe Juliana Nikollova sot dhe nesër janë për vizitë studimore në Bruksel. Vizitën e organizon Parlamenti evropian në kuadër të Programit për përkrahje të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit të Maqedonisë, deputetët do të kenë takime bilaterale me nënkryetarë të Parlamentit evropian, kryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme, me kryetarët e delegacioneve të Parlementit evropian nga parlamentet e vendeve me status kandidat, me përfaqësues të lartë të Komisionit evropian, përfaqësues të Këshillit të BE-së, eurodeputetë,…
Do të marrin pjesë edhe në seancën e Komisionit për politikë të jashtme (AFET), ku do të mbajë fjalim ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në kontekst të kryesimit të Republikës së Bullgarisë me Këshillin e BE-së.
“Qëllimi i vizitës studiuese është të ndahen përvojat e Republikës së Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në procesin eurointegrues, si dhe vizionet në pajtim me strategjinë e Komisionit evropian dhe të Këshillit të BE-së për integrimin e tërësishëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025”, njofton Kuvendi i RM-së.