Shkup, 3 tetor – Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” deri te Kuvendi i RM-së dorëzuan Propozim-vendim për formimin e komisionit anketues për hetimin e procesit gjithëpërfshirës të prononcimit në referendum më 30 shtator të vitit 2018.
Siç kumtoi Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, “krahas periudhës së fushatës, komisioni anketues do të ketë për detyrë t’i kontrollojë edhe dëshmitë se në vendvotime të caktuara ka parregullsi serioze, gjegjësisht falsifikim të rezultateve përmes mbushjes së kutive”.
“Dyshimet e bazuara për falsifikim të bërë të së drejtës së votës së qytetarëve, gjegjësisht mosvotim, duhet të pastrohen. Besimi i qytetarëve në institucionet është dëmtuar seriozisht dhe dikush duhet të bart përgjegjësinë”, kumton Grupi parlamentar.
Komisioni anketues, thuhet më tej, “do të ketë për detyrë të vërtetojë edhe se gjatë kohës së fushatës ka ekzistuar blerje e votuesve, si dhe presione nga disa zyrtarë të zgjedhur dhe funksionarë publik”.
“Si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin e RM-së kemi përgjegjësi dhe detyrim të vërtetojmë se si dhe për çka ishin shpenzuar mjetet financiare në fushatën për referendum, duke marrë parasysh se u financua nga Buxheti i RM-së. Komisioni anketues duhet ta shqyrtojë dhe vërtetojë përgjegjësinë politike për rezultatet nga referendumi, imazhi i dëmtuar i institucioneve dhe mjetet e shpenzuara nga Buxheti. Qëllimi i këtij komisioni anketues është që nëpërmjet debatit t’i vërtetojë të gjitha aspektet nga deklarimi anketues më 30 shtator të vitit 2018 dhe kthimi i besimit të qytetarëve në institucione”, thuhet në kumtesën e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.