Johnny Depp e përshkroi veten si viktimë të kulturës së anulimit. Aktori mori pjesë në festivalin e filmit në San Sebastian për t’u shpërblyer për kontributin e tij të përgjithshëm në fushën e kinemasë. Çmimi i tij, natyrisht, ngjalli reagime të ndryshme dhe kështu, ai vendosi të japë përgjigjen e tij.
“Me lëvizjen #metoo, situata doli jashtë kontrollit. Edhe pse fillimisht, filloi me qëllimet më të mira, gjërat kanë ikur dhe ju betohem, asnjëri prej jush nuk është i sigurt”, deklaroi fillimisht aktori.
Duhet të theksohet se karriera e aktorit preket çdo ditë, pas mosmarrëveshjes ligjore me Amber Heard dhe akuzave të saj se ai e abuzonte në mënyrë sistematike. Shumë kompani filmike ia mbyllën derën pas akuzave.
Ai ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa në gjyqin e tij të fundit, ai arriti të provojë se pretendimet e Amber Heard kishin për qëllim ta “shkatërronin” atë. Për më tepër, ajo vërtetoi se paratë që aktorja pretendoi nga padia nuk u dhanë për ndonjë bamirësi, siç pretendoi ajo.