Shkup, 24 janar – Depozitat në bankat e Maqedonisë vitin e kaluar u rritën për 10.5 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Rritja është falë rritjes së depozitave në sektorin e amvisërisë, pjesëmarrja e të cilave në rritjen e përgjithshme të depozitave arrin 88.5 për qind. Rritje është regjistrua edhe në depozita në denarë dhe në devizë.
Depozitat e përgjithshme të amvisërive në dhjetor arritën 252,563 milionë denarë, ndërsa në sektorin korporativ 97,703 milionë denarë.
Rritje prej 7,3 për qind vitin e kaluar ka pasur edhe në kreditimin e amvisërive dhe të sektorit korporativ. Në kreditimin e përgjithshëm të amvisërive morën pjesë 66,4 për qind, ndërsa sektori korporativ me 32,3 për qind.
Nga kreditë e përgjithshme të amvisërive, pjesë më të madhe janë konsumatorët, kreditë banesore dhe kartelat.