Shkup, 21 tetor – Depozitat e përgjithshme në bankat në muajin shtator shënojnë ulje prej 0,5%, por në nivel vjetor është evidentuar rritje prej gjashtë për qind, kumtoi BPRM-ja. Në shtator, depozitat e përgjithshme të sektorit korporativ janë zvogëluar për 4,4% me kontribut të barabartë të depozitave në denarë dhe devizor. Në bazë vjetore, ndërkaq, ka rritje prej 5,6%, e cila rrjedh nga rritja e depozitave në denarë. Te depozitat në amvisëri është evidentuar rritje mujor prej 0,8% dhe rrije vjetore prej 5,6%, e cila në pjesën më të madhe rrjedh nga rritja e parave të depozituara dhe depozitave afatshkurta në valutë të huaj.