Memphis Depay ka vendosur t’i japë fund eksperiencën me Lyon për të vijuar karrierën e tij në një klub të madh.
Ishin marrëdhëniet si baba dhe djalë mes lojtarit dhe presidentit Aulas të Lyon që e bindën atë të lërë Manchester United për klubin francez.
Gjithsesi holandezi mendon se ka treguar mjaftueshëm nga vetja e tij në Francë, mirëpo Lyon nuk e lë të largohet pa një shifër për 30 milionë sipas asaj që shkruan gazeta franceze “L’Euqipe”.
Deri tani ende nuk ka ndonjë ide të qartë se ku mund të jetë e ardhmja e sulmuesit anësor, pasi asnjë klub nuk ka shfaqur interes konkret për 25-vjeçarin që këtë seozn ka shënuar 6 gola në Ligue 1.
Një pistë mbetet Liverpool, që do të hynte direkt në merkato nëse Sadio Mane do të largohej për të vijuar karrierën te Real Madrid këtë verë.
Për Depay gjërat janë më të thjeshta sepse me lojën që ka treguar në fushë, imazhin që ka ndërtuar dhe prezenca e tij në kombëtaren e “Tulipanëve” janë një arsye më shumë për ta blerë për atë shifër që kërkohet.