Anësori holandez i Lyonit, Memphis Depay, ka treguar tatuazhin më të re në trupin e tij. Ish anëtari i Manchester United, ka bërë tatuazh në shpinë, një luan gjigand pas përfundimit të ndeshjes që Holanda e humbi ndaj Italisë, transmeton Periskopi. Memphis që nga transferimi i tij në kampionatin francez ka rikthyer formën e tij por zakonet nuk i ka harruar. Holanda u mposht nga Italia me rezultat 1 me 2 si dhe dy ditë më parë nga Bulgaria në kuadër të kualifikimeve për botëror me rezultat 2 me 0.